Hiqej si avokate dhe u merrte para qytetarëve për legalizime e pensione, Prokuroria e Fierit çon në gjyq shtetasen K.K.

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim shtetasen K.K., e cila akuzohet se përmes një skeme mashtrimi ka përfituar shuma të konsiderueshme parash nga qytetarët duke u prezantuar si avokate. Hetimet zbuluan se e pandehura u premtonte 8 qytetarëve nga Fieri dhe Lushnja zgjidhje për legalizime, pensione apo çështje gjyqësore, por pasi merrte pagesat, ndërpriste komunikimin ose jepte informacione të rreme. Përveç mashtrimit, ajo akuzohet edhe për fshehje të ardhurash, pasi ushtronte aktivitetin në mënyrë të paligjshme pa deklaruar fitimet në organet tatimore.

Avatar photo
Albin Hoxha
23 January, 11:52 | Përditësimi: 23 January, 11:52