Me 80 vota pro, Kuvendi i ka hapur rrugë sot me procedurë të përshpejtuar shqyrtimit të projektligjit për anëtarësimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” për Gazën, një nismë e presidentit amerikan Donald Trump. Opozita ka kundërshtuar ashpër procedurën, duke dhënë 22 vota kundër me pretendimin se po shkelen afatet kushtetuese, ndërsa projektligji i ka kaluar menjëherë Komisionit të Jashtëm. Kryeministri Edi Rama, i cili e ka cilësuar ftesën e Trump si një moment krenarie kombëtare, ka konfirmuar se Shqipëria do të jetë anëtare themeluese e këtij organizmi për administrimin e krizës në Lindjen e Mesme.
