Bllokohet aksi Tepelenë–Gjirokastër nga rrëshqitja e dheut

Screenshot

Aksi rrugor Tepelenë–Gjirokastër është bllokuar në këto momente si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu në rrugë. Ngjarja ka ndodhur në zonën pranë Ujit të Ftohtë, duke ndërprerë qarkullimin e automjeteve në të dy drejtimet.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë Rrugore dhe mjetet e rënda, të cilat po punojnë për pastrimin e aksit dhe largimin e materialeve inerte, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të qarkullimit normal.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve, ndërsa pritet një njoftim i mëtejshëm për normalizimin e situatës.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
7 January, 13:30 | Përditësimi: 7 January, 13:30