Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka lëshuar një thirrje zgjimi për kontinentin e vjetër, duke deklaruar se ka ardhur koha që Evropa të marrë fatin e sigurisë në duart e veta. Sipas saj, mbështetja te fuqitë e tjera, përfshirë SHBA-në, vjen gjithmonë me një faturë politike dhe vetëm investimi në mbrojtje autonome garanton liri të vërtetë.
Duke hedhur poshtë zërat për krisje me Uashingtonin, Meloni e sheh strategjinë e re amerikane si një mundësi të pashmangshme për maturim. Ajo ritheksoi se paqja, qoftë në Ukrainë apo Lindjen e Mesme, nuk arrihet me dëshira të mira, por përmes forcës parandaluese dhe kushteve të panegociueshme, siç është çarmatosja e plotë e Hamasit para çdo njohjeje të Palestinës.
