Përplasje në rrugët e Parisit: Gazetari ukrainas ndalon vajzën sekrete të Putinit dhe i kërkon llogari për luftën

Një skenë e tensionuar është regjistruar në zemër të Parisit, ku Elizaveta Krivonogi, e njohur si vajza ilegale e Vladimir Putinit, është konfrontuar nga një gazetar ukrainas. Ndërsa 22-vjeçarja shijon jetën luksoze në Europë, gazetari e ka ndaluar duke i kujtuar krimet e babait të saj: “Tre javë më parë babai yt më vrau vëllain. Si mund të jetosh këtu?”

Përballë kërkesës së tij që ajo të telefononte në Kremlin për të ndalur bombardimet mbi Kiev, apo të shkonte atje si mburojë njerëzore, reagimi i saj ishte i ftohtë dhe distancues. “Çfarë lidhje ka kjo me mua? Fatkeqësisht nuk mund të ndihmoj,” u përgjigj ajo, duke konfirmuar edhe njëherë hipokrizinë e elitës ruse që, ndërsa sulmon Perëndimin, strehon fëmijët pikërisht aty.

Avatar photo
Albin Hoxha
4 December, 11:37 | Përditësimi: 4 December, 11:37