Policia e Kamzës ka arrestuar një 20-vjeçar që pretendonte të ishte drejtor policie dhe ndërhynte në punën e policëve në Portin e Durrësit. Ervis Brasha u kap duke qarkulluar me uniformë policie dhe stema zyrtare.
Mashtrimet e kryera:
-
Dërgonte “urdhra” përmes email-it të rremë policëve të vërtetë
-
Ndërhynte në punën e efektivëve në Portin e Durrësit
-
Kontaktonte policë dhe merrte informacione
-
Kishte hyrë në Akademinë e Sigurisë pa autorizim
Gjetjet në shtëpi:
-
4 karta identiteti të falsifikuara
-
1 armë sportive
-
Uniforma policore
-
16 stema dhe grada drejtuese
-
3 kapele me shenja të Policisë
Hetimet po shqyrtojnë nëse 20-vjeçari ka përfituar para duke kërcënuar qytetarë ose është përdorur nga grupe kriminale. Materialet janë dorëzuar Prokurorisë së Tiranës.
