Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar zyrtarisht se Siria ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ky vendim historik u arrit me ndërmjetësinë e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman, gjatë një takimi në Riad.
Në një shprehje në rrjetet sociale, Osmani theksoi rëndësinë e këtij veprimi: “Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Prandaj kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë.”
Ajo i drejtua falënderimet presidentit sirian dhe mbështetësve të këtij procesi, duke vlerësuar vendimin si një hap të rëndësishëm në rrugën e njohjes ndërkombëtare të Kosovës.
