Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 ballë goditi mbrëmjen e së hënës rrethin Sındırgı në provincën Balıkesir të Turqisë, rreth orës 22:49 sipas orës lokale.
Sipas Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), lëkundjet u ndjenë gjerësisht në Izmir, Bursa, Stamboll dhe Tekirdağ, ndërsa disa ndërtesa në Sındırgı janë shembur.
Epiqendra e tërmetit ndodhej në një thellësi prej 5.99 kilometrash, çka e bën atë një tërmet të cekët dhe të fuqishëm në sipërfaqe.
Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit janë dërguar menjëherë në terren për kërkimin e të mbijetuarve dhe vlerësimin e dëmeve. Autoritetet kanë kërkuar nga qytetarët të qëndrojnë larg ndërtesave të dëmtuara dhe të përdorin komunikimet online për të shmangur mbingarkesën e rrjeteve telefonike.
Sipas gjeologut Ramazan Demirtaş, në 80 ditët e fundit janë regjistruar rreth 12,000 lëkundje, përfshirë 45 tërmete me magnitudë midis 4 dhe 5 ballë.
Në muajin gusht, një tjetër tërmet me magnitudë 6.1 në të njëjtin rajon shkaktoi vdekjen e një personi të moshuar dhe shembjen e disa ndërtesave të vjetra
