
Një raport i ri i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka zbuluar se rreth 1.4 miliardë persona në botë jetojnë me hipertension (presion të lartë gjaku), dhe shumica prej tyre nuk e kanë nën kontroll. Vetëm 1 në 5 të sëmurë arrijnë ta mbajnë presionin në nivele të sigurta, duke i ekspozuar ndaj rrezikut të lartë për sëmundje kardiovaskulare, goditje në tru, infarkt dhe dështim të veshkave.
Specialistët theksojnë se stili i jetesës me ushqim të pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik dhe përdorimi i duhanit e përkeqësojnë gjendjen. OBSH kërkon që vendet të përforcojnë programet parandaluese, kontrollin rutinë dhe qasjen më të lirë në medikamente për trajtimin e hipertensionit.