Rruga Librazhd Prrenjas do te rihapet neser 11 dite pas shemjes qe shkaktoi bllokimin e saj

Screenshot

Rruga Librazhd–Prrenjas do të rihapet nesër, 11 ditë pas shembjes që shkaktoi bllokimin e saj.

Autoritetet bëjnë me dije se aksi rrugor do të jetë i aksesueshëm për qarkullimin e automjeteve ditën e martë, në orën 12:00, pas përfundimit të punimeve për pastrimin dhe stabilizimin e zonës së dëmtuar.

Rihapja e rrugës pritet të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e mjeteve dhe banorëve që përdorin këtë aks të rëndësishëm lidhës.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
2 March, 16:11 | Përditësimi: 2 March, 16:11