“Dëgjoje me veshët e tu kush vrau”/ Artan Hoxha flet rreth kasetës së 21 Janarit në SPAK: Pse hezitova ta jepja më parë

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka konfirmuar dorëzimin e kasetës origjinale me regjistrimet e Gardës së Republikës në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), duke synuar t’i japë fund debateve mbi vërtetësinë e provës kyçe për ngjarjet e 21 Janarit. Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha pranoi se e kishte mbajtur materialin origjinal për shkak të “skepticizmit të thellë” ndaj institucioneve, duke përmendur precedentë ku provat janë zhdukur ose manipuluar.

Sipas Hoxhës, kaseta shërben si “hinka” ku kalon i gjithë hetimi për të zbardhur urdhër-dhënësit e vrasjeve në Bulevard. Ai zbuloi gjithashtu se përpara dorëzimit, ua ka vendosur audion familjarëve të Aleks Nikës, duke u thënë: “Dëgjojeni me veshët tuaj se çfarë ka ndodhur dhe kush e kreu vrasjen”. Gazetari theksoi se laboratorët vendas nuk kanë kapacitet për ekspertimin e pajisjeve të vjetra analoge, por dorëzimi i origjinalit heq çdo alibi për manipulim digjital apo AI.

Albin Hoxha
28 January, 12:03 | Përditësimi: 28 January, 12:03