Masakra e 2007-ës në Shkup/ Kapet te “Liqeni i Thatë” 52-vjeçari i shumëkërkuar: Fshihej me pasaportë kosovare

Një operacion i mirëfilltë inteligjence policore ka çuar në pranga Besim Sherifin, 52-vjeçarin e shpallur në kërkim ndërkombëtar për një vrasje të trefishtë të kryer 18 vite më parë në Maqedoninë e Veriut. Forcat Operacionale e lokalizuan të shumëkërkuarin në zonën luksoze të Liqenit të Thatë në Tiranë, ku ai jetonte në arrati duke përdorur një identitet të rremë si shtetas nga Kosova. Gjatë kontrollit, policia i sekuestroi pasaportë, kartë identiteti dhe patentë të falsifikuara, ndërsa tashmë kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Shkupit, ku rrezikon burgimin e përjetshëm për ngjarjen e rëndë të vitit 2007 në fshatin Kopanica.

Avatar photo
Albin Hoxha
27 January, 09:50 | Përditësimi: 27 January, 09:50