Boshti i ri i Evropës/ Merz dhe Meloni “fikin” motorin franko-gjerman: Aleancë në Romë për mbrojtjen dhe ekonominë, Macron mbetet i izoluar

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni po formalizojnë sot në Romë një aleancë të re strategjike, e cila synon të zëvendësojë motorin tradicional franko-gjerman si forcë lëvizëse e Bashkimit Europian. Në samitin që po mbahet në “Villa Doria Pamphilj”, dy liderët pritet të nënshkruajnë një pakt bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe të prezantojnë një plan të përbashkët për ringjalljen industriale të BE-së, duke anashkaluar hapur Francën e Emmanuel Macron.

Sipas analizës së “Politico”, afrimi mes Berlinit dhe Romës vjen si pasojë e frustrimit të Gjermanisë me politikat e Parisit, veçanërisht për bllokimin e marrëveshjes tregtare me Mercosur dhe mosmarrëveshjet mbi projektet e avionëve luftarakë. Merz dhe Meloni, të cilët ndajnë një qasje pragmatike dhe atlantiste, po kërkojnë gjithashtu të menaxhojnë me kujdes marrëdhëniet me presidentin amerikan Donald Trump, duke evituar konfrontimet publike që karakterizojnë shpesh qasjen e Macron. Zyrtarët gjermanë e cilësojnë tashmë Italinë si një partner “të besueshëm”, në kontrast me “paqëndrueshmërinë” që shohin te Franca.

Avatar photo
Albin Hoxha
23 January, 11:55 | Përditësimi: 23 January, 11:55