Ndërsa SHBA ka mbyllur dyert për emigrantët e rinj shqiptarë (nga 21 Janari 2026), të dhënat tregojnë se sa i madh dhe kompleks është ky komunitet. Me 206,520 qytetarë, shqiptarët përbëjnë diasporën e tretë më të madhe (pas Italisë dhe Greqisë).
Gjeografia: Ku jetojnë shqiptarët? Nju Jorku mbetet “kryeqyteti” i shqiptarëve të Amerikës, por komuniteti është shtrirë në disa shtete kyçe:
-
Nju Jork: 54,600 banorë.
-
Miçigan: 26,270 banorë.
-
Florida: 16,270 banorë.
-
Illinois: 15,000 banorë.
Arsimimi dhe Integrimi: Nga Doktoraturat te Ushtria Profili arsimor i diasporës është i larmishëm, duke treguar dy anët e medaljes:
-
Elita: 1,384 shqiptarë kanë përfunduar Doktoraturën (PhD) dhe mbi 14,000 kanë titullin Master.
-
Mesatarja: Pjesa më e madhe (rreth 45 mijë) janë me gjimnaz, ndërsa mbi 41 mijë kanë diplomë Bachelor.
-
Patriotizmi: Një tregues i fortë integrimi është fakti se 235 shqiptarë shërbejnë aktualisht në Forcat e Armatosura të SHBA.
Thembra e Akilit: Papunësia dhe Ndihma Sociale Këtu qëndron edhe shkaku i bllokimit të vizave nga Presidenti Trump.
-
Edhe pse gjysma janë të punësuar, mbi 53,000 shqiptarë rezultojnë të papunë.
-
Statistika që solli bllokimin: Sipas administratës amerikane, 41.3% e familjeve shqiptare në SHBA trajtohen me ndihmë sociale. Kjo shifër e lartë u konsiderua “barrë” për taksapaguesit amerikanë.
Paradoksi Ballkanik: Serbia i shpëton bllokimit Vendimi i 4 Janarit solli një ndarje të qartë në rajon:
-
Të Bllokuar: Kosova (që ka 46% të familjeve me ndihmë sociale) dhe Shqipëria.
-
I lirë: Serbia është i vetmi shtet në rajon që nuk u përfshi në listën e pezullimit, pasi nuk rezulton me shifra të larta të varësisë nga asistenca sociale amerikane.
Fundi i “Ëndrrës së Lotarisë” Lotaria Amerikane ka qenë rruga kryesore e emigrimit (34 mijë fitues në dekadën e fundit nga 3.1 milionë aplikime). Me vendimin e ri, kjo rrugë, së bashku me bashkimet familjare, është mbyllur për një afat të pacaktuar.
