Sulm frontal ndaj Gjykatës/ Avokatët e Metës: Gjyqtarja Gjoka e shantazhuar, po mbahet në izolim “inkuizitor”

Avokatët mbrojtës të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta (Kujtim Cakrani dhe Gylsen Zhllima), kanë zhvilluar një konferencë për mediat ku kanë denoncuar ashpër zvarritjen e procesit dhe kushtet e paraburgimit, duke shënjestruar drejtpërdrejt gjyqtaren e çështjes.

Akuza: “Drejtësi Inkuizitore” dhe Vonesa Avokati Cakrani ngriti alarmin për shkelje të rënda procedurale:

  • Afatet: Hetimet kanë përfunduar zyrtarisht më 4 gusht 2025.

  • Zvarritja: Kanë kaluar 4 muaj e gjysmë dhe ende nuk ka nisur seanca paraprake.

  • Izolimi: Meta po mbahet në kushte që “kalojnë çdo standard ligjor dhe human”, duke iu ndaluar komunikimi me bashkëpunëtorët dhe qytetarët.

Sulmi ndaj Gjyqtares Irena Gjoka Mbrojtja pretendoi se gjyqtarja nuk është e pavarur në vendimmarrje.

“Gjyqtarja Irena Gjoka është në hall të madh, sepse është e kapur dhe e shantazhuar,” deklaroi avokati Cakrani.

Kërkesa e Re Avokatët njoftuan se kanë dorëzuar zyrtarisht kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë (lirimin nga qelia), duke argumentuar se mbajtja në burg pa nisur gjyqi është e paligjshme.

Avatar photo
Albin Hoxha
14 January, 11:38 | Përditësimi: 14 January, 11:38