Partia Demokratike po përsërit historinë e dhimbshme të spastrimeve në vend të reflektimit. Ndërsa Sali Berisha nis turin e ri të takimeve, analistët ngrenë pikëpyetje të forta mbi mungesën e llogaridhënies për premtimet e bujshme të “Rithemelimit” që mbetën vetëm në letër.
Nga zotimi për dorëheqje në rast humbjeje, te thellimi i hendekut me 300 mijë vota disavantazh ndaj socialistëve, PD po zvogëlohet drastikisht. “Ilaçi” i Berishës për të forcuar partinë përmes përjashtimeve po cilësohet si një mentalitet i vjetër që bie ndesh me vlerat demokratike, ndërsa beteja e kreut demokrat po lexohet gjithnjë e më shumë si një mburojë për problemet e tij personale me SHBA-në dhe drejtësinë, sesa si një vizion për fitore.
