Greqia blindon Egjeun me teknologji izraelite: Miratohet blerja e raketave PULS që arrijnë deri në 300 kilometra

Në një lëvizje strategjike që dërgon sinjale të forta drejt Ankarasë, Parlamenti grek ka dhënë dritën jeshile në një seancë me dyer të mbyllura për një investim kolosal ushtarak. Athina do të shpenzojë rreth 700 milionë euro për të blerë 36 sisteme të avancuara raketore PULS nga Izraeli.

Ky arsenal i ri, i aftë të godasë objektivin deri në 300 kilometra distancë, synon të kthejë ishujt e Egjeut dhe kufirin verilindor në një fortesë të pakalueshme. Kjo blerje është vetëm fillimi i një plani ambicioz 28 miliardë eurosh për modernizimin e ushtrisë, ndërsa Greqia po negocion gjithashtu krijimin e një kupole të hekurt mbrojtëse, duke u përpjekur të ruajë balancën e forcës përballë rivalit historik, Turqisë.

Avatar photo
Albin Hoxha
5 December, 12:54 | Përditësimi: 5 December, 12:54