Një situatë e paprecedentë po trondit themelet e aleancës transatlantike. Gjeneral-Lejtnanti gjerman, Christian Freuding, ka ngritur alarmin për revistën “The Atlantic”: komunikimi me Pentagonin është ndërprerë plotësisht. Nëse dikur zyrtarët gjermanë shkëmbenin mesazhe me homologët amerikanë në çdo orë të ditës e natës, sot ata detyrohen të kërkojnë ndihmën e ambasadës vetëm për të gjetur dikë që t’u përgjigjet në Uashington.
Kjo “ftohje” e menjëhershme vjen në momentin më të keq të mundshëm për Evropën. Pa asnjë paralajmërim nga administrata Trump për ndalimin e armatimeve dhe me kërcënimin rus gjithnjë e më pranë, Gjermania e sheh veten të vetmuar. “Kemi armikun te dera dhe po humbasim mikun e vërtetë,” shprehet Freuding.
Si përgjigje, Berlini po ndryshon strategji: po investon miliarda për t’u bërë ushtria më e fortë në Evropë dhe, në një kthesë historike, po zëvendëson varësinë nga SHBA-ja me teknologjinë izraelite, duke blerë sistemin e mbrojtjes raketore “Arrow 3”. Rendi global që njohëm, duket se po zhduket.
