Mallakastra feston Çlirimin me super – show, Helldrift “çmend” qytetin

Festa e Çlirimit është festuar në mënyrë të veçante në bashkinë e Mallakastrës. Spektakli Helldrift për më shumë se tre orësh i organizuar në qendër të Ballshit, i ka dhënë qytetit ritëm, atmosferë dhe adrenalinë.

Efektet dhe ritmet bashkuan dhjetëra të rinj e qytetarë të të gjitha grupmoshave në një ngjarje dhe atmosferë, që shfaqej për herë të parë në qytetin e tyre.

Festimet në kuadër të Ditës së Çlirimit, u përmbyllën me koncertin festiv me të ftuar special këngëtarin e njohur të skenës shqiptare, Aleksandër Gjoka.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
30 November, 13:07 | Përditësimi: 30 November, 13:07