Mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur/ Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro

Një grua 53-vjeçare, e cila hiqej si fallxhore dhe mashtronte viktimat e saj duke arritur që të përfitojë rreth 40 milionë euro, është arrestuar nga autoritetet australiane.

53-vjeçarja u arrestua të mërkurën në periferi të Sidneit, Dover Heights, së bashku me vajzën e saj 25-vjeçare, e cila u paraqit si mësuese e feng-shui.

Ajo dyshohet se i bindi viktimat e saj, kryesisht gra vietnameze të cenueshme të merrnin kredi, duke mbajtur një pjesë për vete dhe duke u thënë atyre se parashikonte një “miliarder” në të ardhmen e tyre.

 

Avatar photo
Albin Hoxha
13 November, 12:35 | Përditësimi: 13 November, 12:35