Rrëfehet e veja e turistit të vrarë në Berat, cilat ishin fjalët e fundit para vrasjes në Berat

Para se të vritej në Kalën e Beratit, Keli Hoxha kishte përgjigjur kërkesës së vajzës së vet 8-vjeçare: “Mami, a mund ta prek kalin?” – këto ishin fjalët që shkaktuan debatin e vogël që përfundoi me tragjedi.

Nëna e vajzës, Vjola Haxhia, rrëfen se bashkëshorti i saj ishte duke mbajtur fëmijën në krahë kur u godit nga pas nga 63-vjeçari Kristo Mema. “Burri im më tha: ‘Shpirt, njofto ambulancën se më vrau me thikë’, dhe ra për tokë i mbuluar me gjak,” kujton ajo.

Familja, që jeton në Britaninë e Madhe prej 14 vitesh, e kishte zgjedhur Shqipërinë për t’i treguar fëmijëve trashëgiminë e tyre kulturore. Tani dy fëmijët janë në gjendje shoku: “Nuk flenë, nuk hanë, nuk flasin.”

Vjola hedh poshtë versionet e medieve: “Nuk bëri asnjë foto, nuk kishte asnjë konflikt për para. Ai ishte thjesht një baba që donte t’i kënaqte vajzën.”

Avatar photo
Albin Hoxha
4 Nëntor, 11:51 | Përditësimi: 4 Nëntor, 11:51