Bashkia e Fierit, në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike, po vijon punimet për sistemimin e ndriçimit publik në rrugën e Unazës Jugore, “Shenjt Leonardo Murialdo”.
Ky investim synon përmirësimin e infrastrukturës ndriçuese dhe rritjen e sigurisë për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve gjatë natës.
Punimet janë pjesë e programit të modernizimit të ndriçimit publik në qytetin e Fierit, ku po zëvendësohen shtyllat e vjetra me ndriçues të rinj efikasë dhe ekonomikë.
