Hetimi “Bankers”: SPAK përfshin ish-ministër, deputet, gjyqtarë dhe zyrtarë të Tatimeve

SPAK ka nisur hetimet për aferën Bankers Petroleum, duke dyshuar për veprimtari të strukturuara kriminale dhe korrupsion në nivele të larta.

Në fokus janë një ish-ministër i qeverive “Rama 1” dhe “Rama 2”, si dhe një deputet aktual nga rradhët e socialistëve, të cilët dyshohen të përfshirë në disa vepra penale.

Hetimi përfshin gjithashtu pesë gjyqtarë dhe prokurorë që kanë pasur çështje lidhur me Bankers, me dyshime për vendime të nxitura nga korrupsioni. Janë në hetim edhe zyrtarë të Tatimeve për shmangie të mundshme të detyrimeve fiskale nga kompania.

SPAK ka kryer përgjime dhe po verifikon rolet e personave të përfshirë, por ende nuk ka nisur thirrjen e të dyshuarve.

Ndërkohë, në Kuvend janë ngritur shqetësime për situatën e punonjësve të sektorit të naftës; 150 punonjës kanë bojkotuar punën, ndërsa 10 prej tyre ndodhen në grevë urie, duke kërkuar zgjidhje për situatën.

Avatar photo
Arveni Avdulaj
18 Tetor, 14:23 | Përditësimi: 18 Tetor, 14:23