Ronaldo shkruan histori, bëhet futbollisti i parë miliarder në botë

Cristiano Ronaldo ka bërë histori duke u bërë futbollisti i parë që ka kaluar vlerën neto prej 1.4 miliardë dollarësh, duke u transformuar nga një futbollist i shkëlqyer në një fenomen global financiar.

Sulmuesi i Al-Nassr dhe i kombëtares portugeze arriti këtë moment historik pasi në qershor firmosi një kontratë të re me klubin saudit me vlerë mbi 400 milionë dollarë. Që nga viti 2002, Ronaldo ka grumbulluar mbi 550 milionë dollarë vetëm nga futbolli.

Sidoqoftë, suksi i tij financiar nuk ndodhet vetëm në fushë. Marrëveshja e tij 10-vjeçare me Nike i sjell rreth 18 milionë dollarë në vit, ndërsa bashkëpunimet me marka globale si Armani dhe Castrol kanë shtuar më shumë se 175 milionë dollarë në pasurinë e tij.

Kalimi te Al-Nassr në 2023 doli të ishte një nga lëvizjet më të suksesshme të karrierës së tij, duke i sjellë atij rreth 200 milionë dollarë në vit nga paga dhe bonuset, pa përfshirë shpërblimin prej 30 milionë dollarësh për firmosjen.

Me këtë ritëm, Ronaldo nuk po thyejë vetëm rekorde golashosh, por po shkruan edhe një kapitull të ri në historinë financiare të sportit, duke demonstruar se “CR7” është një markë globale që tejkalon futbollin.

Avatar photo
Albin Hoxha
9 Tetor, 14:59 | Përditësimi: 9 Tetor, 15:02