
Nga data 12 tetor 2025, udhëtarët që vizitojnë 29 vende të Europës nuk do të kenë më nevojë për vulë në pasaportë. Sistemi i ri i kontrollit kufitar do të bazohet plotësisht në teknologji moderne, duke e bërë vulosjen tradicionale një gjë të së kaluarës.
Sipas njoftimit zyrtar, në këto vende do të hyjnë në përdorim sistemet EES (Sistemi i Hyrjes/Daljes) dhe ETIAS (Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit). Kjo nënkupton se të gjithë udhëtarët nga vendet e treta do të duhet të regjistrohen online para nisjes, duke dorëzuar të dhënat e tyre biometrike dhe personale.
Pas miratimit, informacioni i udhëtarëve do të ruhet në mënyrë të sigurt në bazën e të dhënave, duke eliminuar nevojën për vulosjen e pasaportës në çdo kalim kufiri. Procesi i ri synon të shkurtojë kohën e pritjes në pika kufitare, të rrisë sigurinë dhe të ofrojë një eksperiencë më dixhitale për turistët dhe udhëtarët e rregullt.
Ndërkohë, pyetja që ngrihet është: pse Shqipëria nuk është pjesë e këtij zhvillimi të rëndësishëm? Për momentin, vendi mbetet jashtë listës së 29 shteteve që do të aplikojnë këtë sistem të avancuar të hyrjes dhe daljes nga territori i tyre.
Ky ndryshim shihet si një hap i madh drejt dixhitalizimit të kufijve europianë, duke e bërë udhëtimin më të shpejtë, më praktik dhe më transparent.