E rëndë në Tiranë, 40-vjeçarja bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

Nje ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i banesës së saj.

Shtetasja A. S., 40 vjeçe, ka rënë rreth orës 23:30 në rrugën “Feti Gjilani”, dhe ka humbur jetën në vend. Policia njoftoi se rënia e saj nga ballkoni ka qenë aksidentale.

Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar më tej rrethanat e incidentit.

“Me datë 03.09.2025, rreth orës 23:30, në rrugën “Feti Gjilani” aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës së saj shtetasja A. S., 40 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
4 Shtator, 19:33 | Përditësimi: 4 Shtator, 19:38