
Shkodër – Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M. dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P., 61 vjeç.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të kapur autorin dhe ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.