
Presidenti amerikan Donald Trump ka informuar disa liderë të rëndësishëm evropianë se planifikon të takohet personalisht me presidentin rus Vladimir Putin, për të diskutuar mundësinë e një armëpushimi në Ukrainë.
Lajmi u bë i ditur nga një zyrtar evropian për rrjetin amerikan NBC News, duke shtuar se telefonata u zhvillua këtë të martë dhe përfshiu liderë si kryeministri britanik Sir Keir Starmer, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
Trump nuk dha një datë të saktë për takimin me Putinin, por theksoi se është i përkushtuar për ta realizuar “së shpejti”.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Rusia ka shprehur dëshirën për një takim me Trump, pas një vizite në Moskë të të dërguarit të tij të posaçëm, Steve Witkoff.
Ky zhvillim mund të sinjalizojë një përpjekje të re për të zbutur konfliktin që ka tronditur Evropën prej më shumë se dy vitesh.