Ironia e fatit: Gjyshi i Trumpit emigroi pa vizë nga Gjermania drejt SHBA në 1885, sot nipi i tij udhëheq vendin me politika të ashpra anti-emigracion

Një detaj historik që ngjall ironi është bërë pjesë e diskutimeve pas vizitës së kancelarit gjerman Friedrich Merz në Uashington. Ai i dhuroi presidentit amerikan Donald Trump certifikatën e lindjes së gjyshit të tij, Friedrich Trump, i cili lindi në vitin 1869 në fshatin gjerman Kallstadt.

Friedrich u trajnua si berber, por në moshën 16-vjeçare emigroi pa leje zyrtare drejt Shteteve të Bashkuara, duke u bërë pjesë e atyre që sot do të konsideroheshin “emigrantë ekonomikë”. Ai u vendos fillimisht në Nju Jork, më pas në Seattle, ku nisi të ndërtojë pasurinë e tij përmes pasurive të paluajtshme dhe restoranteve.

Kancelari Merz, në një gjest simbolik, ftoi Trump-in që të vizitojë vendlindjen e stërgjyshërve të tij, duke theksuar rrënjët gjermane të familjes Trump. Ky episod vjen në një kohë kur Trump është kritikuar gjerësisht për politikat e tij të forta ndaj emigracionit – një kontrast i fortë me historinë personale të familjes së tij

Avatar photo
Arveni Avdulaj
6 June, 08:00 | Përditësimi: 6 June, 08:00