Louisa Rozova “shpërthen” në Telegram: Burri që mori miliona jetë dhe shkatërroi timen – aludim ndaj Putinit

Mesazhet e fshehta të Louisa Rozovës, 22-vjeçares që përflitet gjerësisht si vajza sekrete e presidentit rus Vladimir Putin, kanë shkaktuar bujë në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare. Ajo është shfaqur për herë të parë publikisht duke lëshuar akuza të forta me tone emocionale kundër luftës në Ukrainë – dhe, sipas shumëkujt, kundër vetë Putinit.

“Burri që mori miliona jetë dhe shkatërroi timen,” shkroi ajo në një postim në Telegram, pa e përmendur drejtpërdrejt emrin e presidentit. Por komentet janë interpretuar si një kritikë e qartë ndaj Putinit, veçanërisht për shkak të lidhjeve të raportuara mes saj dhe liderit rus.

E njohur gjithashtu me emrin artistik Elizaveta Krivonogik, Louisa është fryt i dyshuar i marrëdhënies së Putinit me ish-muzikanten Svetlana Krivonogik, sipas një hetimi të vitit 2020 nga grupi rus investigativ Proekt. Në certifikatën e lindjes së saj thuhet se mban emrin Vladimirovna, një tjetër shenjë që lidhet tradicionalisht me emrin e babait.

Në një tjetër postim emocional, ajo publikoi një selfie me përshkrimin:

“Është çliruese të jem në gjendje t’ia tregoj përsëri fytyrën time botës. Më kujton kush jam… dhe kush ma shkatërroi jetën.”

Aktualisht banon në Paris dhe punon në fushën e artit, ndryshe nga imazhi i saj i dikurshëm si një influencuese e rrjeteve sociale, që ndante foto nga udhëtime luksoze dhe festa ekskluzive. Pas fillimit të luftës në Ukrainë në vitin 2022, Louisa u zhduk nga rrjetet për afro tre vite, për të dalë tani me një qasje tërësisht të re – kritike, politike dhe e angazhuar.

Deklaratat e saj janë raportuar fillimisht nga tabloidi gjerman Bild, i cili ka ndjekur kanalin e saj të Telegram-it me emrin “Arti i Luizës”.

Kjo dalje e papritur e saj ka ndezur diskutimet për ndarjen që po ndodh brenda vetë rrethit të ngushtë të Putinit dhe për pasojat personale që lufta në Ukrainë ka shkaktuar edhe për njerëzit më të afërt me