Zjarret në Delvinë, 11 banesa të djegura e mbi 2 mijë të evakuuar

Vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri në zonën e Delvinës, të cilat kanë përfshirë fshatrat Kalasë, Tatzat, Senicë, Vergo, Kopaçëz dhe Palavli, në njësinë administrative Vergo.Zjarri është përhapur edhe në kodrën përballë fshatit Palavli dhe në zonën sipër baxhos në Kopaçez, prej nga dyshohet se ka avancuar në malin mbi Borsh.

Për shkak të situatës së rrezikshme, mbi 2 mijë banorë nga gjashtë fshatra janë evakuuar gjatë ditës së djeshme.Bilanci paraprak flet për 11 banesa të djegura dhe dëme të mëdha në bujqësi, pemëtari, ullishte dhe blegtori.Ndërsa flakët kanë përfshirë edhe Kishën 200-vjeçare të Shën Dhimitrit në Senicë, një monument i rëndësishëm historik dhe kulturor.