Ilir Proda emëron drejtues të rinj në komisariate të Kuçovës, Mallakastrës dhe Vlorës

Në vazhdim të lëvizjeve në Policinë e Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda ka bërë emërime të reja në drejtimin e disa komisariateve në vend, duke sjellë ndryshime të rëndësishme në Kuçovë, Mallakastër dhe Vlorë.

Në Kuçovë, pozicioni i shefes së komisariatit i është besuar Edjona Dano, e cila zëvendëson Kleant Serdarin, i cili tashmë është emëruar shef i Komisariatit të Policisë Mallakastër.

Në anën tjetër, Bledar Metaj, i cili deri tani drejtonte komisariatin e Mallakastrës, është transferuar në Drejtorinë e Policisë Vlorë si Shef i Sektorit të Policisë Rrugore.

Këto ndryshime vijnë pas një serie emërimesh që u bënë ditën e djeshme në disa komisariate kryesore të Tiranës dhe veriut të vendit. Ndër to përfshihen:

  • Idriz Daulle, nga zv. drejtor i rendit në DVP Tiranë, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë.
  • Besmir Qebini lë komisariatin nr. 5 për të marrë drejtimin e komisariatit të Kukësit.
  • Bekim Lika transferohet si Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, duke lënë vendin e tij në Kukës.
  • Ermal Kenaçi merr drejtimin e Komisariatit nr. 2 në Tiranë.
  • Feliks Hoda emërohet Shef i Komisariatit nr. 4, Tiranë.
  • Ervis Gjoshi emërohet Zëvendësdrejtor për Rendin në Drejtorinë e Policisë Tiranë.
  • Robert Losha zëvendëson Gjoshin si Shef i Komisariatit nr. 7, Tiranë.

Këto ndryshime synojnë përmirësimin e menaxhimit të policisë lokale dhe forcimin e sigurisë në zonat përkatëse.