Bullizuan dhe dhunuan një të mitur, procedohen penalisht 4 vajza në Fier – një tjetër shpallet në kërkim

 Një rast i rëndë i dhunës mes të miturve ka çuar në procedim penal katër vajza të mitura, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia e Fierit.

Ngjarja u bë publike pas shpërndarjes së një videoje në rrjetet sociale, ku vajzat shfaqeshin duke bullizuar dhe dhunuar fizikisht një bashkëmoshatare. Menjëherë pas identifikimit, të miturat u shoqëruan në Komisariat për veprime procedurale.

Policia bën me dije se ato janë pyetur në prani të punonjëses sociale, psikologut, avokatit dhe prindërve, siç parashikohet nga ligji për procedurat me të mitur.

Ndërkohë, një nga vajzat e përfshira në ngjarje vijon të jetë në kërkim nga policia, e cila ka nisur hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e rastit dhe për të vlerësuar përgjegjësinë individuale të secilës.

Policia e Fierit bën thirrje qytetarëve dhe mediave që të denoncojnë çdo akt të dhunës apo paligjshmërie, duke garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm, përmes numrit 112 dhe aplikacionit Komisariati Dixhital