María Corina Machado shpallet fituese e Çmimit Nobel për Paqen 2025

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 88

Figura kryesore e opozitës venezuelase, María Corina Machado, është shpallur sot fituese e Çmimit Nobel për Paqen për vitin 2025 nga Komiteti Norvegjez.

Komiteti e vlerësoi Machado-n “për përkushtimin e saj të palodhur për mbrojtjen e të drejtave demokratike dhe përpjekjet e vazhdueshme për një tranzicion paqësor nga diktatura në demokraci”. Në njoftimin zyrtar, u theksua roli i saj i jashtëzakonshëm në mbrojtjen e lirisë në një nga vendet më të prekura nga autoritarizmi në Amerikën Latine.

Pavarësisht kërcënimeve, ndjekjeve dhe rrezikut të vazhdueshëm për jetën e saj, Machado ka zgjedhur të qëndrojë në Venezuelë, duke u shndërruar në një simbol të rezistencës dhe shprese për miliona qytetarë. Ajo aktualisht ndodhet në arrati brenda vendit, pas zgjedhjeve të diskutueshme të vitit të kaluar.

“Kur autoritarët marrin kontrollin, është jetike të njihen ata që ngrihen dhe rezistojnë. Demokracia mbijeton falë atyre që nuk heshtin dhe rrezikojnë gjithçka për lirinë”, u shpreh Komiteti Nobel.

Çmimi i Machado-s vien në një moment kur skena ndërkombëtare po përpiqet të ndihmojë në përfundimin e autoritarizmit në Venezuelë.

Albin Hoxha
10 October, 12:54 | Përditësimi: 10 October, 12:54