
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë referuar materialet në Prokurori, pas një ngjarjeje të rëndë që ka përfunduar me vdekjen e një të riu.
Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi Xh. G., 25 vjeç, dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese të llojit fotoksinë. Si pasojë e gjendjes së rënduar, i riu është transportuar në spital, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme hetimore që do të sqarojnë rrethanat e ngjarjes.