Mallakastër/ Kapet duke kultivuar drogë pranë Vjosës, arrestohet 55-vjeçari, procedohet edhe kryeplaku i fshatit Kutë

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka vijuar me intensitet zbatimin e planit operacional kombëtar antidrogë të koduar “Koordinata”, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

📌 Mallakastër – Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Z., 55 vjeç, banues në fshatin Kutë, pasi u kap duke kultivuar 30 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa, buzë lumit Vjosa. Bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në lidhje me këtë rast, është proceduar penalisht për “shpërdorim detyre” edhe kryeplaku i fshatit Kutë, shtetasi G. Z., 35 vjeç, për mosraportim dhe mosveprim institucional ndaj veprimtarisë së paligjshme.

📌 Fier – Patos

  • A. H., 32 vjeç, arrestuar në flagrancë për dhunë ndaj babait të tij.
  • A. J., 36 vjeç, arrestuar për dhunë ndaj bashkëshortes.

📌 Lushnjë – Hysgjokaj

  • Procedim penal ndaj L. Sh., 36 vjeç, për shqetësim me telefonata ndaj një 62-vjeçari.
  • Procedim për M. L., 52 vjeç, i cili akuzohet për vetëgjyqësi, pasi ka mbyllur banesën e një 60-vjeçari, duke pretenduar pronësinë e saj.

📌 Divjakë – Shën e Premte

  • Procedim ndaj E. Sh., 20 vjeç, për dëmtim të automjetit të një 26-vjeçari, për motive të dobëta.
  • S. K., 70 vjeç, proceduar për dhunë ndaj mbesës së tij.

📌 Roskovec – Shtetasi S. A., 66 vjeç, kallëzoi zhdukjen e nënës së tij, H. A., 88 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor. Policia po punon për gjetjen e saj.

🟦 Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme ligjore.