Një aksident rrugor në lagjen nr. 13, zona e Plazhit në Durrës, ka përfunduar në një ngjarje të dhunshme, ku një shtetas ka mbetur i plagosur pas një përleshjeje fizike.

E rëndë në Durrës – Përplasen dy automjete, shoferi i “Audi”-t dhunohet nga një grup të rinjsh

 

Një aksident rrugor në lagjen nr. 13, zona e Plazhit në Durrës, ka përfunduar në një ngjarje të dhunshme, ku një shtetas ka mbetur i plagosur pas një përleshjeje fizike.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Audi” me targa gjermane, në të cilin udhëtonte një familje shqiptare emigrante, është përplasur me një automjet tjetër tip “Volkswagen” me targa shqiptare.

Pas aksidentit, mes drejtuesve të mjeteve ka nisur një debat verbal, i cili ka përshkallëzuar shpejt në dhunë. Një grup të rinjsh, ende të paidentifikuar, kanë ndërhyrë dhe kanë sulmuar fizikisht shoferin e “Audi”-t, duke i shkaktuar dëmtime serioze.

Burime nga Spitali Rajonal i Durrësit konfirmojnë se i plagosuri ka pësuar frakturë në hundë dhe plagë në vesh, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit “Volkswagen” është larguar nga vendngjarja dhe Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të tij, ndërsa po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dhunës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Avatar photo
Arveni Avdulaj
4 April, 05:44 | Përditësimi: 4 April, 05:44