Vlorë: Sherr me thika mes dy të rinjve, plagoset 21-vjeçari, autori 30-vjeçar shpallet në kërkim

Një konflikt i dhunshëm mes dy të rinjve ka përfunduar me plagosjen e një 21-vjeçari në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, më 28 qershor 2025, kur gjatë një sherri për motive të dobëta, një 30-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë të riun Xh. S., banues në fshatin Babicë e Madhe.

I riu i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Nga ana tjetër, autori i dyshuar, shtetasi Xh. Q., 30 vjeç, banues në Vlorë, është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Vlorës kanë referuar materialet në Prokurori, ndërkohë vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave