
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ndërmarrë kontrolle në disa ambiente që i përkasin biznesmenit të njohur Ergys Agasi.
Operacioni është kryer nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të mbështetur nga efektivë të Policisë së Shtetit, në zbatim të një vendimi të lëshuar nga Gjykata e Posaçme. Kontrollet janë kryer në banesën dhe ambientet biznesore të Agasit, në qytetin e Durrësit dhe në Tiranë.
Burime konfidenciale nga SPAK konfirmojnë se veprimet janë pjesë e një hetimi penal që lidhet me dyshimet për përfshirje në kontrabandën e cigareve, një aktivitet kriminal me pasoja të mëdha financiare dhe tatimore.
Hetimet vijojnë, ndërsa ende nuk është dhënë një deklaratë zyrtare mbi gjetjet e kontrolleve apo masat e mundshme ndaj subjektit të dyshuar