
Një ngjarje tragjike ndodhi këtë të hënë në plazhin pranë zonës së Shkëmbit të Kavajës, ku një turiste sllovake humbi jetën si pasojë e mbytjes
Ende nuk janë të qarta rrethanat e sakta të ngjarjes, por policia bën me dije se turistja 79-vjeçare është mbytur aksidentalisht.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 19:30, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, gjatë larjes në det, u mbyt aksidentalisht shtetasja M.R., 79 vjeçe, banore e Sllovakisë.Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të mbytjes.