Kapet në Rinas me armë në valixhe, shqiptari me pasaportë kanadeze tentonte të udhëtonte drejt Gjermanisë

Një shtetas shqiptar me nënshtetësi kanadeze, Arben Qinami, është arrestuar në aeroportin e Rinasit pasi tentoi të udhëtonte drejt Gjermanisë me një armë zjarri në valixhe.

Gjatë kontrollit rutinë me skaner, në bagazhin e tij u zbulua dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që do të transportohej ilegalisht jashtë vendit.

Operacioni i koduar “Tranzit” u zhvillua nga Policia Kufitare në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë së aeroportit, bazuar në analizën e riskut dhe informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara për shkak të fluksit të udhëtarëve.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbuluar nëse kemi të bëjmë me një rrjet më të gjerë trafikimi