Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së enjtes në Burrel, ku dy automjete janë përplasur me forcë, duke shkaktuar plagosjen e katër personave. Ngjarja ndodhi në një aks të populluar të qytetit, ndërsa dëmet në njerëz dhe mjete rezultuan të konsiderueshme.
Sipas burimeve nga vendngjarja, dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë për jetën dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Të tjerët po marrin ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Burrelit.
Policia mbërriti menjëherë në vendin e aksidentit dhe nisi punën për zbardhjen e rrethanave. Shkaqet e sakta të përplasjes nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa grupi hetimor vijon veprimet për të përcaktuar përgjegjësitë dhe dinamikën e ngjarjes
