Vajza 23-vjeçare nga Kruja arrestohet për vjedhje taksisti, bashkë me mikun kërcënuan dhe vodhën paratë në Kurbinit.

Një vajzë 23-vjeçare nga Kruja është arrestuar nga Policia e Kurbinit, pasi akuzohet për vjedhje dhe kërcënim me armë ndaj një taksisti. Shtetasja Flogerta Koçi, së bashku me mikun e saj 29-vjeçar, Emiljan Nikolli, dyshohet se kanë kryer dy vjedhje në zonë.

Më 30 maj 2025, në fshatin Fushë Mamurras, Koçi ishte pasagjere në një taksi dhe ka kërcënuar shoferin me armë zjarri, duke i marrë një shumë të konsiderueshme parash. Në rastin e dytë, 29-vjeçari Nikolli, i maskuar, ka hyrë në një karburant në fshatin Fushë Gjormë dhe së bashku me Koçin kanë vjedhur xhiron ditore, duke kërcënuar punonjësin.

Policia ka arrestuar Koçin dhe po vijon kërkimin për bashkëpunëtorin e saj Nikollin, i cili është shpallur në kërkim. Operacioni i zbuluar nga Komisariati i Policisë Kurbin njihet si “Couple” dhe synon kapjen e të dyshuarve për këto ngjarje.