Fier, zbulohet parcelë me 223 fidanë kanabis në “Kodrën e dafinave” – arrestohet 24-vjeçari nga Cakrani, asgjësohen edhe 90 fidanë në Portëz

Operacioni anticannabis i koduar “Koordinata” vijon me intensitet në të gjithë qarkun Fier. Gjatë kontrolleve nga toka dhe ajri me dronë, shërbimet e Policisë konstatuan një parcelë me bimë narkotike në zonën “Kodra e dafinave”, në fshatin Gjorgoz.

🎧 Dëgjo artikullin në Shqip
Gati për lexim në Shqip

Në parcelë u gjetën të kultivuara 223 fidanë kanabis, të cilët u asgjësuan nëpërmjet djegies. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë autori i dyshuar, shtetasi R. M., 24 vjeç, banues në Cakran.

Ndërkohë, në një zonë tjetër, në territorin e njësisë administrative Portëz, Policia e Fierit konstatoi dhe asgjësoi edhe 90 fidanë të tjerë narkotikë të llojit cannabis sativa. Vijon puna për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të përfshirë.

Materialet për të dy rastet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme ligjore. Operacioni “Koordinata” mbetet aktiv në çdo cep të territorit si pjesë e angazhimit të Policisë kundër kultivimit të kanabisit

Avatar photo
Arveni Avdulaj
6 June, 09:34 | Përditësimi: 6 June, 09:34