Vlorë, 16 të ndaluar dhe mbi 1600 gjoba për shkelje në trafik gjatë 10 ditëve të para të qershorit

Screenshot

Në kuadër të masave për sigurinë rrugore gjatë sezonit turistik, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset kryesore urbane dhe interurbane të qarkut, duke u fokusuar në parandalimin e shkeljeve që rrezikojnë jetën e përdoruesve të rrugës.

Gjatë 10 ditëve të para të muajit qershor, strukturat e Qarkullimit Rrugor në Vlorë dhe Sarandë kanë kryer kontrolle të vazhdueshme, me qëllim menaxhimin e fluksit në zonat turistike dhe garantimin e një ambienti të sigurt për qytetarët dhe vizitorët.

Si rezultat i kontrolleve:

  • 16 drejtues mjetesh janë arrestuar ose proceduar penalisht për shkelje të rënda të Kodit Rrugor.
  • 1683 masa administrative janë vendosur, për shkelje të tilla si:
    • tejkalim i shpejtësisë së lejuar
    • parakalime të gabuara
    • mosvënia e rripit të sigurimit
    • përdorimi i celularit gjatë drejtimit
    • mungesa e kaskës nga drejtuesit e motomjeteve
    • drejtimi i mjetit në gjendje të dehur
    • shkelje të tjera në kundërshtim me ligjin

Policia Rrugore do të vijojë kontrollet intensive përgjatë gjithë sezonit veror në qarkun Vlorë, me fokus në parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës së qytetarëve në rrugë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës të respektojnë rregullat e qarkullimit, si dhe të bashkëpunojnë me autoritetet duke denoncuar çdo rast që cenon sigurinë rrugore në numrin falas 112.