
Vijon me tensione aksioni i IKMT-së në jug të vendit, konkretisht në zonën bregdetare të Jalës. Inspektorët e IKMT-së, të shoqëruar nga forcat e policisë, janë zhvendosur në këtë zonë për të ekzekutuar urdhrat për prishjen e disa objekteve, të cilat dyshohet se janë të ndërtuara në mënyrë të paligjshme.
Sipas raportimeve, autoritetet u kanë dhënë pronarëve afat deri ditën e nesërme për lirimin e ambienteve, por janë përballur me rezistencë të fortë nga banorët, të cilët kanë kundërshtuar largimin dhe ndërhyrjen e forcave të rendit.
“Nuk i lirojmë, kjo është vrasje,” janë shprehur disa prej banorëve, duke e konsideruar aksionin si të padrejtë dhe shkatërrues për jetesën e tyre.
Aktualisht nuk ka një sqarim zyrtar për natyrën dhe pronësinë e objekteve që janë në plan për t’u prishur, ndërkohë që situata në terren mbetet e tensionuar. Aksioni pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim