Kruazera “SeaBourn Encore” mbërrin në portin e Sarandës

 

Sarandë – Mbërriti në kalatën e kruazerave në Sarandë anija turistike “SeaBourn Encore” me 570 turistë në bord në orën 07: 00 të mëngjesit të kësaj të mërkure.

Anija erdhi në Sarandë nga Galipoli Itali për një vizitë një ditore dhe do të qëndrojë këtu deri në orën 19:00 orë kjo kur do të largohet nga Saranda drejt Zakinthos në Greqi.

Turistët zbritën në tokë për të eksploruar zonën me guida turistike të planifikuara, si qyteti, Syri i Kaltër, Butrinti Antik etj.

Kruazera “Seabourn Encore” është një anije luksoze e kompanisë Seabourn, e njohur për shërbimin e saj të nivelit të lartë, dhoma të shtruara me luks, dhe përvojë unike në kruazhe.

Anija ofron udhëtime në destinacione të ndryshme në botë, duke përfshirë Mesdheun, Karpatet, Karibikun dhe më gjerë.

Kapaciteti i kësaj kruazere është rreth 600 pasagjerë.
Është anije luksoze me shërbim të personalizuar.

Si destinacion kjo anije kruazerë ka udhëtimet në shumë vende dhe qytete të njohura globale.
Përfshin kuzhinë të shijshme, shërbim të nivelit të lartë dhe aktivitete të ndryshme gjatë kruazhit.