Vlorë: 33-vjeçari arrestohet pas tre vjedhjeve brenda një jave, goditet seria e grabitjeve në lokale dhe automjete

Screenshot

Vlorë: Arrestohet 33-vjeçari pas tre vjedhjeve, goditet aktiviteti kriminal i përsëritur

Vlorë, 30 maj 2025 – Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Në pranga ka përfunduar një 33-vjeçar, i dyshuar si autor i tre vjedhjeve të ndodhura gjatë javës së fundit në lagje të ndryshme të qytetit.

I arrestuari është shtetasi E. S., 33 vjeç, banues në Vlorë. Ai dyshohet se ka kryer vjedhje të pajisjeve elektronike dhe sendeve me vlerë në disa biznese dhe automjete.

Sipas Policisë, vjedhjet për të cilat është identifikuar dhe ndaluar janë si më poshtë:

  • Më 29 maj, në lagjen “Osman Haxhiu”, ka vjedhur 2 televizorë me vlerë 100 000 lekë nga një lokal në pronësi të shtetasit F. Xh.
  • Më 23 maj, në lagjen “Lirim”, ka marrë 2 televizorë, 3 laptopë dhe 2 celularë nga zyra e shtetasit K. K.
  • Më 24 maj, në lagjen “28 Nëntori”, ka vjedhur nga një automjet një bateri dhe pajisje polumbari, me një vlerë prej rreth 30 000 lekësh.

Strukturat e hetimit të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë zhvilluar një punë të mirëkoordinuar hetimore, duke reaguar menjëherë pas kallëzimeve të marra nga qytetarët.

Vijojnë hetimet për të zbuluar raste të tjera të mundshme të vjedhjeve të kryera nga ky shtetas, ndërsa materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për ndjekje të mëtejshme penale, në ngarkim të veprës penale “Vjedhja”