
Një grua 65-vjeçare në Tiranë ka denoncuar në polici zhdukjen e nuses 17-vjeçare të djalit të saj, e cila është larguar nga banesa dy ditë më parë.
Policia e Tiranës njoftoi: “Kallëzoi shtetasja H. L., 65 vjeçe, se ishte larguar nga banesa bashkëshortja 17 vjeçe e djalit të saj. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje.”
Rrethanat e largimit të vajzës mbeten ende të paqarta, ndërsa strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 6 janë angazhuar në kërkime.