Çmontohet rrjet italo-shqiptar droge: 14 të arrestuar, qindra kg kokainë nga Kolumbia përmes Francës në BE

Autoritetet belge, në bashkëpunim me strukturat italiane dhe Europolin, kanë çmontuar një rrjet të fuqishëm trafiku ndërkombëtar droge, i përbërë nga shtetas shqiptarë dhe italianë. Në operacionin e përbashkët u arrestuan 14 persona dhe u sekuestruan qindra kilogramë kokainë.

Sipas mediave italiane, rrjeti trafikonte drogë nga Kolumbia në Evropë, duke e futur përmes portit francez të Le Havre, ndërsa droga përpunohej në laboratorë në Brabantin Ëalloon dhe shpërndahej më pas në Itali, Gjermani dhe Holandë.

Hetimi nisi në vitin 2022 me përgjime të komunikimeve të koduara në rrjetin Sky ECC, dhe zgjati 684 ditë, përfshirë 11 kontrolle të njëkohshme dhe një koordinim të gjerë ndërkombëtar.

Operacioni u udhëhoq nga Karabinierët e Firences dhe u bashkërendua nga Europoli, me ndihmën e rrjetit @ON dhe agjencisë italiane DIA. U zbulua se dy organizata kriminale – një shqiptare me lidhje në Kolumbi dhe një italiane me bazë në Belgjikë – bashkëpunonin ngushtë për transportin dhe shpërndarjen e kokainës në disa vende të BE-së.

Hetimet vazhdojnë për të identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë dhe linjat financiare të përfshira në këtë trafik të organizuar